back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeRadhë të gjatë në Morinë të Shqipërisë për t’u kthyer në Kosovë

Radhë të gjatë në Morinë të Shqipërisë për t’u kthyer në Kosovë

Të ngjajshme

Partizani sjell një blerje cilësore, kosovari që luante në futbollin suedez

Partizani i Tiranës ka bërë një transferim të ri. Kryeqytetasit,...

Komuna e Prishtinës njofton se janë shtyrë afatet për pagesën e tatimit në pronë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar e Ministria e Financave...

Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Është ndaluar importi i deleve dhe dhive nga Republika...

Në kohën kur Kosova dhe Shqipëria po regjistrojnë ndër momentet më të vështira në luftën kundër pandemisë, ku rastet e reja me coronavirus dhe viktimat prej tij vijojnë të jenë shumë të larta, ndërgjegjësimi i qytetarëve le për të dëshiruar.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga autoritetet e dy vendeve për qytetarët për të shmangur lëvizjet e panevojshme, duket se këto këshilla e paralajmërime kanë rënë në vesh të shurdhër.

Kjo situatë është konkretizuar mbrëmjen e së dielës në pikën kufitare të Morinës, ku qindra makina me qytetarë nga Kosova kanë pritur në radhë për orë të tëra për t’u kthyer në shtëpitë e tyre pas një fundjave në Shqipëri.

Fluksi i makinave është shqetësues dhe ngre alarmin edhe një herë për më shumë ndërgjegjësim dhe përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz