back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaBotëNjë panel solar në hapësirë po grumbullon energji që një ditë mund...

Një panel solar në hapësirë po grumbullon energji që një ditë mund të shpërndahet kudo në botë

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Një panel solar në hapësirë po grumbullon energji që një ditë mund të shpërndahet kudo në botë

Shkencëtarët që punojnë për Pentagonin kanë testuar me sukses një panel solar në hapësirë, i cili është ndërtuar si prototip për një sistem të ardhshëm për të dërguar rrymë nga hapësira në çfarëdo pike në Tokë.

- Advertisement -

Paneli fillimisht u lëshua në maj të vitit të kaluar, i ngjitur në një dron të Pentagonit, të quajtur X-37B, për të grumbulluar energji nga Dielli dhe për ta shndërruar atë në energji elektrike.

Ky panel është i dizajnuar në atë mënyrë që ta përdor më së miri dritën në hapësirë e që nuk depërton në atmosferën e Tokës, duke bërë që të grumbullohen edhe rrezet e katra dhe duke arritur të marrë rreze më të fuqishme sesa ato që arrijnë në Tokë.

Eksperimentet e fundit tregojnë se paneli i vogël, me dimensione 30 centimetra me 30 centimetra, mund të prodhojë 10 vatë energji për transmision, tha Paul Jaffe, një ndër zhvilluesit e projektit. Kjo sasi është pothuajse e mjaftueshme për një tablet, shkruan CNN.

Kjo njësi ende nuk ka dërguar energji në Tokë, por teknologjia tashmë është provuar. Nëse projekti zhvillohet në sistem të gjerë solar prej disa kilometrash, ai mund të lëshojë rreze që do të mund të shndërroheshin në rrymë në cilëndo pjesë të planetit.

Projekti ambicion është financuar nga Pentagoni, Fondi për Përmirësimin e Aftësive të Energjisë Operacionale dhe Laboratori Kërkimor Detar i ShBA-së në Uashington.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz