back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeSot mblidhet Kryesia e dorëhequr e LDK'ës

Sot mblidhet Kryesia e dorëhequr e LDK’ës

Të ngjajshme

Aksion i Doganës dhe Policisë, kapën dy kilogram narkitikë në Medradë

Sot, më datë 02.02.2026, në Pikëkalimin Kufitar Merdare, zyrtarët...

Policia del me njoftim: Fillon monitorimi elektronik i trafikut në Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë në...

Policia njofton: Kamerat në Maqedoninë e Veriut gjobisin edhe automjetet me targa të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë drejt...

Doganierët gjermanë shkatërrojnë rrjetin që eksportonte mallra për industrinë ushtarake ruse

Zyrtarët doganorë gjermanë kanë arrestuar pesë burra nën dyshimin...

Kryesia e dorëhequr e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në orën 16:30. Këtë e kanë konfirmuar për Express nga brenda kryesisë së kësaj partie, e cila në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare mori rezultatin më të dobët të histori të kësaj partie, që është më e vjetra në vend.

Në këtë mbledhje, pritet të diskutohet edhe për datën e mundshme për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor, ku do të zgjidhej kryetari i ri.

Kryetari i dorëhequr i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë dje për Express se deri në fund të kësaj jave do të caktohet data për mbajtjen e Kuvendit të LDK-së nga ku do të dalë shefi i ri i partisë.

“Deri në fund të javës do të caktohet data e mbajtjes së Kuvendit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Një ditë pas zgjedhjeve, Isa Mustafa dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së, duke marrë një pjesë të përgjegjësisë për rezultatin e zgjedhjeve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz