back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajme“Rrahja e të birit të Rashiq është mesazh nga Vuçiqi për të...

“Rrahja e të birit të Rashiq është mesazh nga Vuçiqi për të gjithë serbët që duan ta pranojnë realitetin në Kosovë”

Të ngjajshme

AAK hap fushatën më 13 shtator në Prishtinë, me sloganin “Dritë për komunat”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të hapë...

Mjekët në Zvicër në grevë urie për Gazën

Mjekët zviceranë filluan një protestë urie jashtë parlamentit të...

KGJK suspendon gjyqtaren Naime Krasniqi-Jashanica

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se në një...

Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila

Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e arrestimit të...

Analisti politik, Fitim Salihu, ka reaguar pas rrahjes së të birit të diplomatit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.

Salihu, me anë të ‘Twitter’-it, ka thënë se një veprim i këtillë është mesazh nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të gjithë ata serbët në Kosovë që duan ta pranojnë realitetin politik.
“Ky është mesazhi i Vuçiqit për të gjithë serbët që duan të pranojnë realitetin politik në Kosovë. Shteti i cili ka vrarë dhe rrahur shqiptarë për dekada me radhë, po ua bën të njëjtën serbëve që mendojnë ndryshe”, ka shkruar Salihu.

Sipas informacioneve të para, i biri i diplomatit serb në Kosovë është sulmuar nga një grup personash, të cilët thuhet se kanë pasur me vete edhe mjete të forta.

Nga policia kanë bërë të ditur se kanë arrestuar tetë persona të dyshuar për rrahjen e të birit të Rashiq.

“Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i mitur)”, ka thënë në një komunikatë zëdhënësja e rajonit të Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz