back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeShoferi i audisë e humb kontrollin, lëndohen 3 persona

Shoferi i audisë e humb kontrollin, lëndohen 3 persona

Të ngjajshme

Ndiheni të lodhur edhe kur nuk bëni asgjë? Ja arsyeja

Ka ditë kur zgjohesh i lodhur, edhe pse ke...

“Benita i gjuhet me dy duart” – Londrimi flet për relacionin e saj me Klodin

Trekëndëshi Benita-Klodi-Elijona ka qenë temë diskutimi sonte në prime. Një...

Pse Interi po heziton në shitjen e Luis Henriques?

Raportimet të hënën thonë se klubi i Premierligës, AFC...

Si pasojë e një vetaksidenti është bllokuar rruga në Batllavë, saktësisht afër fshatit Kaçibeg të Podujevës, shkruan Indeksonline.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në aksident ka qenë i përfshirë një automjet “Audi” në lëvizje, shoferi i të cilës e humbi kontrollin mbi veturë.

Kështu, tre persona kanë marrë lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 17:00 në fshatin Batllavë ka ndodhë një aksident trafiku. Në aksident ka qenë i përshirë një automjet në lëvzje, i cili për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, u shpreh Ahmeti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz