back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajme13 vjet më parë ia dha Kosovës njohjen e Amerikës, George W....

13 vjet më parë ia dha Kosovës njohjen e Amerikës, George W. Bush sot shijon pensionimin

Të ngjajshme

Zyrtare: Besart Berisha rikthehet në Australi, pasi mori licencën në Shqipëri emërohet trajner

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë...

​Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao...

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar të enjten nga...

Si çdoherë- Përfundon pa përparim rundi i dialogut në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve...

Një rrugëtim i gjatë përplot vështirësi për kosovarët, do kurorëzohej më 17 Shkurt të 2008-ës, me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Ky akt ndodhi në një të diele, në orën 15:39, kur atë kohë ish-kryeministri Hashim Thaçi do të lexonte deklaratën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, para deputetëve të pranishëm në Kuvend.

Me shpalljen e Kosovës shtet sovran, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj, dhe të cilat pasuan pa u vonuar, duke përfshirë këtu dhe aleatët ndërkombëtarë që i qëndruan krah vendit në kohët më të errëta.

Ishte atëbotë, presidenti amerikan George W. Bush, i cili dha lajmin se shteti më i fuqishëm në botë, Amerika, po e njeh edhe të pavarur shtetin e Kosovës.

‘’Të dielën populli i Kosovës shpalli pavarësinë e tyre.

Ata kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara për njohjen diplomatike dhe dje Shtetet e Bashkuara kanë njohur zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Në deklaratën e saj të pavarësisë, Kosova është e përkushtuar ndaj standardeve më të larta të demokracisë duke përfshirë edhe lirinë dhe tolerancën e drejtësinë për qytetarë e të gjitha përkatësive etnike.

Këto janë parime që dinjiteti, nderi njerëzor, janë vlera që Amerika kërkon’’, kishte deklaruar George W. Bush.

Nga kjo deklaratë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u futën në pesëshen e parë të vendeve ndërkombëtare që do ta njihnin shtetësinë e plotë të Republikës së Kosovës.

13 vjet pas njohjes nga vendi më i fuqishëm në botë, Amerika, Klan Kosova ka provuar të bëj një intervistë edhe me kryeprotagonsitin e këtij vendi, atëkohë presidenti, George W. Bush.

Gjersa kanë vlerësuar lartë kërkesën, nga zyra e ish-presidentit George W. Bush, i është thënë Klan Kosovës se ai po shijon pensionimin.

”Faleminderit shumë për interesin tuaj për të intervistuar Presidentin Bush. Ndërsa e vlerësojmë mundësinë për të marrë pjesë presidenti Bush po shijon pensionin dhe aktualisht nuk po merr pjesë në intervista”, janë deklaruar nga zyra e ish-presidentit George W. Bush.

Ish-presidenti amerikan George W. Bush ishte i zëshëm edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, derisa zhvilloi një vizitë historike në Tiranë, më 2007 bëri një fjalim për të mbajtur mend.

”Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur”, ishte shprehur Bush në pritjen që i ishte bërë në kryeqendrën shqiptare.

”Ky është qëndrimi im! Ky është një qëndrim i prerë dhe i fortë”, kishte deklaruar ai, fjalim ky i cili konsiderohet i fuqishëm sa deklarata kur dhe SHBA njohu shtetin e Kosovës.

Këto nuk ishin të vetmet raporte që George W. Bush apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishin me Kosovën.

Miqësia me shtetin më fuqishëm në botë vazhdon edhe sot, ndërsa si aleatë dhe partnerë, në korrik të 2008-ës pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, George W. Bush kishte pritur në Zyrën Ovale për takim në Shtëpinë e Bardhë, atë kohë presidentin Fatmir Sejdiu bashkë me kryeministrin e atëhershëm Hashim Thaçin.

”Ishte nder të mirëprisja Presidentin dhe Kryeministrin e një Kosove të pavarur në Zyrën Ovale”, ishte shprehur atëbotë George W. Bush.

Ndërsa gjatë këtij takimi ai kishte shprehur qëndrimin e tij se është kundër çdo ndarjeje të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz