back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeA do të jetë deputet Hysni Mehani i VV-së nga Skenderaj?

A do të jetë deputet Hysni Mehani i VV-së nga Skenderaj?

Të ngjajshme

Goditje për United: Zëvendësuesi i Garnacho refuzon transferimin

Alejandro Garnacho u largua këtë verë nga Manchester United...

“Në vitin 2029 jemi në luftë”, komanda gjermane ngre alarmin: Na duhen 100 mijë trupa aktivë

Ushtria gjermane duhet të shtojë 100,000 trupa aktive përveç...

“Presidente plot mllef e inat” – Mushkolaj kritikon Osmanin

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për...

Shtetasi kosovar arrestohet në Austri për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare

Më 4 shtator 2025, një shtetas 29-vjeçar kosovar u...

Aida Doçi po shkëlqen në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, njihet për vokalin e...

KQZ-ja ka publikuara rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në Skenderaj ashtu edhe siq pritej ka fituar PDK-ja me 15.587 apo 75.98% të votave.

Partia e dytë është VV-ja me 3.496 vota apo 18.86%. Kjo parti ka arritur rritjen më të madhe, ngase në zgjedhjet e parafundit në Skenderaj kishte marrë 1.598 apo 7.79% të votave.

Kandidat për deputet nga Dega e VV-së në Skenderaj ishte Hysni Mehani. Mehani në një postim në Facebook, ka thënë se ai nuk e di se a do të jetë deputet dhe as që do t[ia di, ngase është shumë I lumtur për dyfishimin e VV-së në Skënderaj dhe ndryshimin e madh në Kosovë.

Lexojeni të plotë postimin e Hysni Mehanit:

Skënderaj ❤

Kemi punuar shumë që Skënderaj të bëhet pjesë e ndryshimit të madh që pritej të ndodhte më 14 shkurt. Jemi një ditë pas, dhe, Skënderaj është atje ku e ka vendin; pjesë e ndryshimeve historike e progresive për vendin tonë. Më shumë se sa dyfishim, por ende kemi shumë punë për të bërë. Brenda qytetit, aty ku kontrolli i votës ishte më i vështirë për pushtetin, jemi shumëfishuar. Kjo dëshmon që kemi ende shumë punë për të bërë dhe nuk do të ndalemi asnjëherë dhe me asnjë çmim.

Komisionerët dhe vëzhguesit tanë janë pishtarët e demokracisë ❤

A do të jem unë deputet? – është pyetja që po më bëhet parreshtur. Nuk e di dhe as që dua t’ia di. Nuk ka pozitë a pozicion që më plotëson më shumë se sa përkrahje që kemi marrë këto ditë. Nuk ka funksion që të ngroh më shumë se sa mbështetja e njerëzve të urtë e të sinqertë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz