back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajme“Armend Muja ka negociuar me Dardan Molliqajn”, kapet keq kandidati i LVV-së...

“Armend Muja ka negociuar me Dardan Molliqajn”, kapet keq kandidati i LVV-së me gazetarin

Të ngjajshme

Amorim mund të rikthehet te ish-skuadra e tij

Ruben Amorim po kalon periudhën e tij më të...

Kabineti i ri, Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit,...

Ministri i Mbrojtjes i Zvicrës paralajmëron për kërcënimet në rritje

Ministri i mbrojtjes i Zvicrës po paralajmëron se siguria...

Dua Lipa me super paraqitje në Atlanta, mbajti koncertin madhështor

Dua Lipa pushtoi skenën e Atlantës mbrëmë me një...

Ish-analisti dhe tani kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja i ka reaguar gazetarit, Arben Ahmeti, pasi ky i fundit deklaroi se Muja kishte negociuar me Dardan Molliqajn për të hyrë në listën e AAK-së dhe PSD-së. Sipas Mujës, kjo është një shpifje dhe aspak e vërtetë.“Z. Ahmeti dhe jo vetëm, ka bërë shumë përpjekje, ndrydhje e cytje për të më bindur të ndryshoj kursi mendimi”, ka shkruar kandidati i LVV-së në Facebook.

Ndërsa tani edhe Ahmeti ka reaguar në atë se çfarë ka thënë Muja, duke i thënë se i vjen keq për nivelin në të cilin ke degraduar.

Postimi i plotë i Armend Mujës:

“Demant: Analisti Arben Ahmeti në Kanal 10 paska deklaruar që ‘ai paska qenë dëshmitar që Armend Muja ka negociuar me regjimin e vjetër dhe Dardan Molliqaj për kinse hyrjen në listë të AAK-PSD’. Shpifje në tërësi. Molliqajn nuk e kam takuar asnjëherë. Nuk ka pasë asnjë lloj takimi ndërmjet meje, Ahmetit dhe asnjë figure politike. Ka qenë e zakonshme që z.Ahmeti të na bën oferta në emër të partive të rendit të vjetër, të cilat as unë, e as të tjerët nuk i kemi pranuar. Z. Ahmeti dhe jo vetëm, ka bërë shumë përpjekje, ndrydhje e cytje për të më bindur të ndryshoj kursi mendimi. Ai ka një trishtim të pazakonshëm ndaj ndryshimit dhe raport të quditshëm me kastat e vjetra politike. Kjo ishte edhe arsyeja që i ndamë rrugët në Debat Plus.”

Postimi i plotë i Arben Ahmetit:

“Armend Muja, te lutem degjo edhe njehere cka kam thane mbrame. Me vone i them te gjitha. Me vjen keq per nivelin ne te cilin ke degradu. E verteta eshte e pandryshueshme perkunder perkjekjes tende te ulet per etiketime. Ketu jemi dhe i themi te gjitha”./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz