back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeDaçiq tregon se po formojnë grupe parlamentare të miqësisë me shtetet që...

Daçiq tregon se po formojnë grupe parlamentare të miqësisë me shtetet që e tërhoqën njohjen e Kosovës

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se Kuvendi serb ka formuar grupe parlamentare të miqësisë me të gjitha vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe me ato vende që tërhoqën njohjen e saj, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Në Kuvendin serb, ku po zhvillohen diskutime mbi marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë me Mbretërinë e Lesotos, që e ka tërhequr njohjen e Kosovës, Daçiq tha se si ministër i Punëve të Jashtme ka punuar shumë për këto rezultate.

“Në të gjithë këtë, ne kishim mjetet për të nënshkruar marrëveshje të ndryshme, nga heqja e vizave, te bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Lesoto është një nga vendet e para që e ka tërhequr njohjen e Kosovës”, tha Daçiq.

Sidoqoftë, Daçiq paralajmëroi se qeveria në Mbretërinë e Lesotos ka ndryshuar dhe se situata duhet të monitorohej në mënyrë që të mos ndryshojë diçka në këtë drejtim.

Në marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në shtator të vitit të kaluar, e cila u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë nën ndërmjetësimin e administratës Trump, Serbia u zotua se do ta ndalë fushatën për t’i joshur shtetet që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, të heqin dorë nga ky vendim. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz