back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLajmi i Fundit: Përleshje mes disa personave , njëri prej tyre dërgohet...

Lajmi i Fundit: Përleshje mes disa personave , njëri prej tyre dërgohet në QKUK

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Një person ka mbetur i lënduar nga një përleshje që ka ndodhur mes disa personave sonte në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, ndërsa i lënduari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën ‘Afrim Loxha’ në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person i gjinisë mashkullore është lënduar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit, aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz