BallinaBotëAmerikania thotë se u konvertua në Islam pasi shikoi një seri turke...

Amerikania thotë se u konvertua në Islam pasi shikoi një seri turke në Netflix

Të ngjajshme

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë

 Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër Hungarinë për...

Pas sulmit në Teheran, Irani nis raketa drejt Izraelit

Irani ka nisur disa raketa në drejtim të Izraelit. Sipas...

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Një grua 60 vjeçe nga Shtetet e Bashkuara është konvertuar në myslimane pasi u ndikua nga një seri e popullarizuar televizive turke, e quajtur “Resurrection: Ertugrul”.

Banorja e Wisconsinit e zgjodhi emrin mysliman, Khadija, pasi u konvertua në Islam. Ajo i tha agjencisë Anadolu se e gjeti serinë turke përderisa ishte duke kërkuar filma në platformën e famshme, Netflix.

“E shikova, i shikova hollësitë rreth saj, kështu fillova ta përcjell”, tha ajo, duke shtuar se u bë shumë e interesuar rreth Islamit pasi shikoi disa episode të serisë, transmeton Gazeta Express.

“Ishte një histori për të cilën nuk dija asgjë”, tha ajo për serinë turke, duke theksuar se dialogjet e një personazhi i dhanë kuptim të ri jetës së saj dhe se ato fjalë e kanë bërë të mendojnë shumë e nganjëherë edhe të qajnë.

Thotë se i ka shikuar të gjitha episodet e serisë katër herë dhe se ka filluar t’i shikojë ato për herën e pestë. “Më pëlqen të mësoj histori të reja. Ishte diçka që m’i hapi sytë për atë që bëra tani rreth religjionit dhe u përpoqa të kërkoj më shumë”, tha qytetarja amerikane.

Ajo tregon se mori reagime të papritura nga shoqet kur u tregoi se është bërë myslimane, duke thënë se ato besonin që i është shpëlarë truri.

I përshkruar shpesh si “Game of Thrones” i versionit turk, seria “Resurrection: Ertugrul” rrëfen për themelimin e Perandorisë Osmane në Anadollin e shekullit XIII. Në të paraqiten përpjekjet e Ertugrul Gazit, babait të sulltatin të parë të kësaj perandorie.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz