back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeBekim Jashari pas sulmit ndaj Albin Kurtit: Të gjithë kanë të drejtë...

Bekim Jashari pas sulmit ndaj Albin Kurtit: Të gjithë kanë të drejtë t’i shprehin bindjet, në Skenderaj secili është i mirëseardhur

Të ngjajshme

Ymeri: Presidentja ka keqpërdorur pozitën e saj në rastin me kameramanin

Analisti politik Visar Ymeri, në emisionin “VV Show” të...

Ekspozita Vjetore e Fakultetit të Arkitekturës, hapet sot në UP

Edicioni i 13 i Ekspozitës Vjetore të Fakultetit të...

Stojkoviq publikon pamje: Vuçiq po përdor Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij terrorist për sigurinë politike

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka akuzuar publikisht presidentin...

“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit në internet që po zhvat shqiptarët

Por teksa Policia zbuloi autorët pas skemave piramidale që...

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reagur pas sulmit ndaj Albin Kurtit në këtë qytet.

Jashari thotë se secili ka të drejtë t’i shprehë bindjet e tij kudo në Kosovë.

Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë.

Për këtë kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj pa rreshtur”, shkruan Jashari.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,
Jetojmë në kohën e pluralizmit politik, në kohën e demokracisë liberale, ku mendimi i lirë politik, bindja politike është e drejtë fundamentale dhe e garantuar me ligj.
Secili nga Ne ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike e partiake, në menyrë demokratike kudo në Kosovë.
Shoqëria jonë, bazuar në sfidat e së kaluarës, më së miri i di dhe i vlerëson liritë dhe të drejtat e njeriut.
Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë.
Për këtë kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj pa rreshtur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz