Endrit Thaçi, i biri i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka publikuar fotografi nga vizita e babait të tij në Liqenin e Ujmanit gjatë 2018-ës.
Thaçi këto fotografi i ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’. Postimi i tij vjen pas mos-lejimit të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, si dhe u.d. të presidentit, Vjosa Osmanit, që ta vazhdojë fushatën në Mitrovicë të Veriut, shkruan Gazeta Express.

Përgjatë muajit shtator të vitit 2018, ish- presidenti Thaçi i shoqëruar nga Rashit Qala (ish- drejtor i policisë së Kosovës) dhe Bedri Hamza ( ish- ministër i Financave), pati lundruar me barkë në Liqenin e Ujmanit në Veri.
Në po të njëjtën ditë e kohë, kreu i subjektit opozitar Kurti po protestonte kundër idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përgjatë të shtunës, si rezultat i fishkëllimave e brohoritjeve nacionaliste të një grupi serbësh, Osmani e Kurti u detyruan të larguan nga Veriu i Mitrovicës në mes të fushatës.