back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeHoxha nga Prishtina thotë se emisioni “Për’puthen” është shkatërrim për rininë

Hoxha nga Prishtina thotë se emisioni “Për’puthen” është shkatërrim për rininë

Të ngjajshme

Kroatët të bashkuar, trajneri Dalic takoi disa lojtarë në Itali

Trajneri i Kombëtares së Kroacisë, Zlatko Dalic, zhvilloi një...

Imazhet satelitore zbulojnë përqendrimin rus pranë kufirit finlandez

Finlanda, si një anëtare e re e NATO-s, shihet...

Trump do të presë Xi Jinping në SHBA në fund të vitit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se homologu...

Politika po i rrezikon Kosovës mbi 1 miliard euro

Mbi një miliard euro fonde ndërkombëtare nuk po shfrytëzohen...

Në xhaminë “Hasan Beg” në 4 Llullat në Prishtinë hytbja e sotme nga imami Husamedin Abazi kishte të bëjë me moralin.

Gjatë hytbes, hoxha tha se morali sot ka rënë në Kosovë e Shqipëri dhe fajtorë për këtë gjë janë televizionet programore.

Ai këtu ka përmendur edhe emisionin Përputhen duke kritikuar për konceptin dhe përmbajtjen.

“Ajo që po ndodh në aspektin e televizioneve tona, ajo që po na ndodh si shtet me këto televizione edhe me nga 24 orë se mos të flasim në aspektin e mbramjes. Ajo çka i servohet popullit tonë, andej e këndej kufirit vërtet është çmenduri që jam i bindur se kushdo që ka udhëtuar në perëndim, i kam shiquar televizionet ditore e që nuk ke shancë me pa çka qesin televizionet tona. Ato po bohen 24 orë, askush nuk e ngritë zërin. Kjo ka të bëjë me shkatërrim të rinisë. Programe prej ma të ndryshme, çdo muaj po na del ka ni program. Përputhen e çpërputhen, gjëra që nuk i kemi pa në të kaluarën e që janë çmenduri të llojit të vet”, u shpreh ai.

“Janë t’u desht me çmend popullin me ato që po i qesin në televizion”, shtoi ndër tjera ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz