BallinaShqiptareKapet një gomone e dyshimtë në Vlorë, mund të jetë përdorur për...

Kapet një gomone e dyshimtë në Vlorë, mund të jetë përdorur për trafikimin e sirianëve

Të ngjajshme

Rayo fiton minimalisht ndaj Strasbourg

Rayo Vallecano siguroi një avantazh të ngushtë në gjysmëfinalen...

Kajtazi: Me kthimin e Thaçit në Kosovë ndryshon loja

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Në Vlorë është gjetur një gomone e dyshimtë në bregdet.

Gomonia ka dalë në breg në zonën e fshatit Delisuf në Poro. Policia e Vlorës në njoftim zyrtar për ngjarjen bën me dije se: gomonia është pjesërisht e dëmtuar, rreth 9.5 m e gjatë, me tre motorë, një prej të cilëve ishte i këputur.

Në mjetin lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo objekt i kundërligjshëm.

Ndërkohë burime konfidenciale për Top Channel nga policia e Vlorës bëjnë me dije se dyshohet që gomonia në fjalë është përdorur për trafikimin e Sirianëve.

Njoftimi

Më datë 25.01.2021, forcat policore të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, gjatë kontrollit të territorit në zonën e Akërnisë, kanë konstatuar në breg të detit, një mjet tip gomone, pjesërisht e dëmtuar, rreth 9.5 m e gjatë, me tre motorë, një prej të cilëve ishte i këputur.

Në mjetin lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo objekt i kundërligjshëm.

DVP Vlorë po punon në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, për sqarimin e plotë të situatës.

Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz