back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePDK formon shtabin zgjedhor të Degës në Paris

PDK formon shtabin zgjedhor të Degës në Paris

Të ngjajshme

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia

Një person është goditur nga një veturë në Prishtinë....

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi më herët, në...

Reshjet rekord të dëborës shkaktojnë kaos në disa pjesë të Japonisë

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërime për reshje të...

Dje, në një takim virtual të Departamentit për Diasporë në PDK me grupin e veprimtarëve dhe aktivistëve të PDK-së në Paris, është zyrtarizuar formimi i shtabit zgjedhor të PDK-së në këtë degë.

Shef i shtabit të Degës në Paris me 51 anëtarë u zgjodh Naim Krasniqi, atdhetar dhe veprimtar i çështjes kombëtare, i cili ndihmoi luftën e UÇK-së për liri.

Krasniqi ka thënë se veprimtaria politike dhe atdhetare për lirinë dhe shtetin e Kosovës si dhe angazhimi për Partinë Demokratike të Kosovës, për të janë të pandashme nga njëra-tjetra.

“Duke e parë se liria dhe shteti ynë po cenohen, na ka motivuar që të bashkohemi dhe të punojmë edhe më shumë për fitoren e PDK-së, pasi që kjo parti është themeltare në lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.”, ka thënë ai.

Ndërsa, anëtari i Departamentit për Diasporë në PDK, Bahri Bivolaku ka theksuar se fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje e rikonfirmon mbështetjen e diasporës për liderët e UÇK-së dhe të PDK-së.

“Fitorja e PDK-së në këto zgjedhje, përçon dy mesazhe, njëri i drejtohet të majtës ekstreme në Kosovë dhe jashtë saj, dhe tregon se PDK-ja po rikthehet fuqishëm si lidere në vend. Mesazhi i dytë tregon se fitorja e PDK-së e rikonfirmon mbështetjen popullore si përbrenda, ashtu edhe në diasporë, për themeluesit e UÇK-së, të cilët padrejtësisht po mbahen të burgosur.”, ka thënë Bivolaku.

Të Fundit

Sport

ShowBiz