BallinaLajmeFlet 70-vjeçarja që u rrah brutalisht nga hajnat dhe iu vodhën 55...

Flet 70-vjeçarja që u rrah brutalisht nga hajnat dhe iu vodhën 55 mijë euro: Paratë i kam ruajtur me ble banesë

Të ngjajshme

Gjesti arrin marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se këngëtari Besart Kelmendi...

Berlin–Prishtinë më lehtë se kurrë me PrishtinaTicket!

Po planifikoni kthimin në Kosovë apo një vizitë familjare...

Remzie Mani është rrahur dhe është lidhur mbrëmë në shtëpinë e saj në Gjurgjedell të Kaçanikut, nga tre persona të panjohur, derisa nën kërcënimin e armës ia kanë vjedhur 55 mijë euro dhe telefonin.

Në një rrëfim për T7, 70-vjeçarja deklaron se paratë i ka ruajtur për ta blerë një banesë, ndërsa dhimbjet nga rrahja e mbrëmshme po i ndien edhe sot.

“Kanë hyrë tre persona, të maskuar e kanë thy derën, unë jam kanë fjet, ma kanë mëshu grusht me kanë lidhë, më kanë pyet ku i ke paratë, deri sa i kanë gjetë më kanë maltretu, paratë i kam ru me ble banesë, kryt edhe sot po me dhemb, shumë keq jam me shëndet, po më dhemb trupi në tana antë, ishalla policia i zen hajnat”, tha ajo për T7, transmeton Gazeta Express.

Hajnat kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa për rastin është deklaruar edhe policia.

“Viktima femër kosovar e ka raportuar se tre te dyshuar të panjohur me forcë kane depërtuar ne shtëpinë e saj , e kane lidhur me lidhëse plastike , e kane sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës se ftohtë e kane detyruar të tregon vendin e kasafortës”, bën të ditur Policia. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Të dyshuarit kanë marrë kasafortën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, bën të ditur njoftimi i Policisë. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz