back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeNjë donator anonim ka ndarë banesë një familjeje në Gjilan për Vit...

Një donator anonim ka ndarë banesë një familjeje në Gjilan për Vit të Ri

Të ngjajshme

Turqia po fiton ndaj Gjermanisë pas pjesës së parë

Turqia e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë...

Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës

Pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë ndër breza për ta kultivuar...

Rrahje në një kafene në Gjakovë, një person theret me thikë

Një tentatim vrasje ka ndodhur sot në një kafeteri...

Mustafa: Presidentja dhe Kryeministri të mbajnë përgjegjësi për rrënimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa kritikoi qëndrimin e Presidencës...

Në natën e Vitit të Ri në Gjilan një donator anonim i ka ndarë një banesë 96 metra katrorë një familjeje me probleme të banimit ka njoftuar kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri, transmeton Gazeta Metro.

Më 31 dhjetor janë dhuruar edhe 4200 franga zvicerane të mbledhura nga bashkatdhetarët – që po ashtu kanë dashur të mbesin anonimë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook.

“Në natën e Vitit të Ri kemi ndarë një banesë 96 metra katror për një familje me probleme të banimit në Gjilan dhe donatori, i cili është biznesmen i suksesshëm, ka dashur të mbetet anonim. Kemi ndarë, po ashtu, edhe 4200 franga zvicerane të ardhura nga bashkatdhetarët, të cilët kanë kërkuar të mbeten anonim, po ashtu”.

Haziri ka thënë se 2020-ta ishte vit i pandemisë, por edhe i solidaritetit të madh të Gjilanit me njerëzit në nevojë.

“Gjatë vitit që shkoi, bashkë me donatorët, kemi shpërndarë 7 mijë pako ushqimore, 3 mijë pako higjienike, duke ua lehtësuar jetën njerëzve në nevojë, sikurse që kemi blerë barna për më shumë se 600 qytetarë që nuk kishin mundësi. Gjatë vitit të shkoi, bashkë me donatorët, kemi ndërtuar edhe 4 shtëpi, derisa Komuna ka paguar qira për 58 familje me probleme të banimit”.

I pari i Gjilanit ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë ndihmuar të gjithë.

“Me këtë rast, i falënderoj shumë për solidaritetin të gjithë ata që ndan nga pasuria e tyre për t’ua lehtësuar jetën të tjerëve, e që janë biznesmenë e qytetarë të Gjilanit, Kosovës e bashkatdhetarë në shumë shtete të botës. Të bashkuar në çdo kohe dhe vetëm me besim e solidaritet mundemi. Faleminderit!”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz