BallinaLajmeAnton Quni shprehet i gatshëm për të kandiduar për kryeministër

Anton Quni shprehet i gatshëm për të kandiduar për kryeministër

Të ngjajshme

E furnizoi me ketaminë Perry-n, dënohet me dy vjet burgim Fleming

“I sigurova ketaminë Matthew Perry-t sepse doja paratë dhe...

Hamiti: Kosovën e ka katandisur Qeveria e Vetëvendosjes, jo opozita

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije...

Arrestohet një person në Ferizaj, policia sekuestron mbi 58 gramë marihuanë

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit...

Gjini për dialogun: Është kurth të lidhim çdogjë me Serbinë, pavarësisht a na njeh apo jo

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka thënë...

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni, nuk do të refuzonte kandidaturën për kryeministër të Kosovës, nëse subjekti i tij politik e propozon për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që pritet të mbahen së shpejti.

“Unë gjithmonë jam i gatshëm për sfida të reja dhe asnjëherë nuk iki ngapërgjegjësit”, tha Quni.

Sipas tij, LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“LDK-ja ka struktura të konsoliduara mirë. Është parti serioze dhe gjithmonë e gatshme për ballafaqim me zgjedhje”, tha Quni për “PrizrenPress”.

Quni në qeverinë e Albin Kurtit dhe Avdullah Hotit ka mbajtur postin e ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai vlerëson se qeveria e Hotit ka bërë punë të mëdha.

“Qeveria e Hotit ka bërë përpjekje që t’iu dalë në ballë kërkesave të qytetarëve”.

“Ishte mandat i shkurtër dhe qeveria u përball me situatë tejet të rend si rezultat i pandemisë. Megjithatë, qeveria ka bërë përpjekje maksimale t’i dalë balle nevojave dhe kërkesave të qytetarëve”, shprehet Quni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz