BallinaLajmeGlauk Konjufca nuk e përjashton koalicionin me PDK’në, Albulena Haxhiu nuk pajtohet...

Glauk Konjufca nuk e përjashton koalicionin me PDK’në, Albulena Haxhiu nuk pajtohet me të

Të ngjajshme

Presidenti i SHBA-së thotë se do të ishte mirë që të mos duhej të shkatërrohej Irani

Presidenti amerikan Donald Trump më parë sugjeroi se nëse...

Selin tregon se kush duhet të fitojë Big Brotherin?  

“Personi që këtu brenda ka sakrifikuar duke treguar një...

Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore tjetër në zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen në fillim të vitit 2021.

Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti, duke përjashtuar rrjedhimisht edhe Partinë Demokratike të Kosovës.

Të vetëm alternativë për një arritje të mundshme bashkëpunimi, partia e Kurtit e ka me iniciativën e u.d., të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kjo e fundit që u përjashtua nga LDK.

Kështu ka thënë për GazetaBlic anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

“Koalicionet me partitë tjera, as nuk i kemi diskutuar dhe as nuk e kemi në plan ta hapim atë diskutim. Për ne subjektet sikur PDK, LDK e të tjera janë të njëjta. Ato janë përgjegjëse për kapjen e shtetit dhe degradimin e vendit dhe ne nuk kemi interes të bashkëpunojmë me të njëjtat. Të vetmin interes që e kemi shprehur është bashkëpunimi me Vjosa Osmanin, për çka ende nuk kemi vendosur se cila do të jetë forma e bashkëpunimit. Besoj sqarohet dhe vendoset së shpejti”, është shprehur Haxhiu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz