back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeBashkatdhetarët që duan të vijnë në Kosovë duhet të ndjekin këto rregulla

Bashkatdhetarët që duan të vijnë në Kosovë duhet të ndjekin këto rregulla

Të ngjajshme

Shukri Buja: Çdo fëmijë në Lipjan do të mësojë edhe notin

Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, deklaron se ...

Umtiti merr vendimin e papritur si futbollist

Futbollisti, Samuel Umtiti ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij...

Ismaili flet për Prishtinën: Është jeta jem, shpia jem ku e kam bo familjen

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë...

Bashkatdhetarët që ia mësyjnë Kosovës për festat e fundvitit duhet të respektojnë disa rregulla, shkaku i pandemisë COVID-19.

Aktualisht në fuqi janë masat e ndërmarra më 13 nëntor.

Por, edhe këto masa mund të ndryshojnë nëse rritet numri i të infektuarve.

Së paku kështu kanë paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë.

Më poshtë mund t’i gjeni masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat kanë hyrë në fuqi gjatë muajit nëntor:

– Të gjithë qytetarët e huaj të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës (RKS), e që vijnë nga vendet me risk të lartë, sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR në Sars COV-2 që janë me rezultat negativ me COVID-19, në bazë të parimit të reciprocitetit, me përjashtimet si në vijim

1.1. Gjatë hyrjes nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” nuk kanë nevojë të kenë vërtetim për test RT-PCR negativ, duke marrë parasysh që shtetasit e huaj vetëm do të kalojnë nëpër territorin e RKS-së, dhe me kusht që në hyrje do të nënshkruajnë një deklaratë që në afat prej 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;

1.2. Gjatë hyrjes në pikat kufitare tokësore, me qëllim të daljes nëpër pikat ajrore, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe pikat tokësore, nuk ka nevojë për vërtetim për test RT- PCR negativ, shtetasit e huaj janë të obliguar të paraqesin biletën e aeroplanit dhe të nënshkruajnë deklaratën që brenda 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;

1.3. Transportuesit profesionistë (vozitësit) nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për testin PCR negativ, me kusht që të respektohet protokolli për transport ndërkombëtar;

1.4. Për transport të organizuar me autobus ose linjë të rregullt ndërkombëtare tranzite, nuk nevojitet testi RT-PCR negativ, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e RKS-së brenda 5 orësh;

1.5. Shtetasit e huaj të cilët e kanë të rregulluar leje qëndrimin e përkohshëm ose përhershëm në RKS, gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS;

1.6. Në rast të mos paraqitjes së dëshmisë së testit negativ, shtetasit e huaj obligohen të vetë -izolohen për 7 ditë;

1.7. Diplomatët e huaj në RKS si dhe familjarët e tyre, nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për test RT-PCR negativ;

1.8. Shtetasit e huaj të cilët kanë caktuar termin për mjekim në institucione shëndetësore në RKS-së, mund të hyjnë nëse paraqesin vërtetim për test TR-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS si dhe vërtetimin për termin të caktuar të lëshuar nga spitali;

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz