BallinaLajmeDetaje nga rasti tragjik në Gjermani, kosovari e privoi nga jeta kunatën...

Detaje nga rasti tragjik në Gjermani, kosovari e privoi nga jeta kunatën dhe plagosi vëllain

Të ngjajshme

Gjini për dialogun: Është kurth të lidhim çdogjë me Serbinë, pavarësisht a na njeh apo jo

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka thënë...

Zhduket një vajzë e mitur në Fushë-Kosovë

Një vajzë e mitur është raportuar si e zhdukur...

Finalja e Kupës së Botës FIFA 2026/ Pjesëmarrës Madonna, BTS dhe Shakira

Madonna, BTS dhe Shakira po bashkohen për atë që...

Konjufca: Gjykata Speciale nuk është çështje personale me Thaçin apo Selimin, por me Kosovën

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka bërë thirrje...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet përmirësim i motit. Parashihet mot...

48-vjeçari nga Kosova privoi nga jeta kunatën dhe plagos rëndë vëllaun e tij.

Të shtunën në mbrëmje një krim i rëndë ka ndodhur në Gjermani.

Një 48-vjeçar nga Kosova ka privuar nga jeta kunatën e tij 33-vjeçare dhe ka plagosur rëndë vëllaun e tij 38-vjeç.

Gruaja 33-vjeçare, raportohet se vdiq rrugës për në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Lohne të Bielefeldit.

Mediat gjermane raportojnë se i dyshuari kishte shkuar tek ish-banesa e familjes së tij, ku kishte takuar edhe vëllaun me të gruan e tij që kishin shkuar mysafir tek ish-bashkëshortja e dorasit.

48-vjeçari kishte tentuar të hyj brenda banesës, por nuk ishte lënë nga i vëllai.

Më pas ai u kthye dhe mori armën me të cilin edhe bëri aktin tragjik.

Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.

Një fqinj i familjes që jetonte një kat më poshtë, ishte dalë për të parë se ç’po ndodhte.

Ai pa fëmijët që ishin të tronditur dhe që bërtisnin.

Me këtë rast i mori nën mbrojtje fëmijët, duke i thirrur edhe policinë, ambulancën dhe ekipet e tjerë të shpëtimit.

Njëri nga fëmijët e tij i mori armën nga duart dhe e hodh jashtë ndërtesës.

Aktualisht fëmijët po marrin trajtime psikologjike si pasojë e tronditjes nga ngjarja.

48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia.

Po ashtu në momentin e arrestimit edhe i dyshuari ishte plagosur rëndë.

Akoma mbeten të paqarta rrethanat se si ai ishte plagosur.

Klan Kosova merr vesh se i dyshuari për veprën vjen nga Komuna e Ferizajt.

Rasti është akoma duke u hetuar nga Komisioni i Krimeve të qytetit të Bielefeldit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz