Një person ka humbur dhe shtatë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sonte rreth orës 17:30 në hyrje të fshatit Shajkoc të Podujevës, shkruan Reporteri.net.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se njëri nga këta persona të lënduar nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, me ç’rast ka ndërruar jetë në Qendrën Klinikë Universitare.
“Numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kanë pësuar në aksidentin që ka ndodhë në Shajkovc të Podujevës ka arrit në 8 persona, njëri prej të cilëve nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A.B (mashkull) 2001e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë Ahmeti.