back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeHoti i jep leje Petkoviqit për ta vizituar Kosovën

Hoti i jep leje Petkoviqit për ta vizituar Kosovën

Të ngjajshme

​Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk...

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviq pritet ta vizitojë Kosovën.

Burimet e IndeksOnline brenda Qeverisë kanë konfirmuar se kryeministri Avdullah Hoti i ka dhënë leje Petkoviqit që ta vizitojë Kosovën.

Ende nuk dihet se cili është qëllimi i kësaj vizitë, ndërkohë pak javë më parë leje ka kërkuar edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuqiq.

Madje për këtë leje kishte intervenuar tek Hoti edhe i deleguari special i BE-së për Dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak.

“Siç përcaktohet në Marrëveshjen e Lirisë së Lëvizjes, individët e secilës palë janë në gjendje të udhëtojnë lirisht në territorin e tjetrit. Rregullat specifike zbatohen për personat e secilës palë që mbajnë funksione publike, siç përcaktohet në Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare. Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare, dhe amendamenti i tyre që është një pjesë integrale e kësaj Marrëveshjeje sigurojnë trajtimin dhe ekzekutimin e rregullt të vizitave zyrtare. Këto rregulla, së bashku me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes kanë rezultuar shumë të dobishme, dhe ato përbëjnë një arritje në punën midis jush dhe Beogradit, e cila duhet të ruhet”, thuhej në letrën e Lajçak dërguar Hotit./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz