BallinaLajmeMPJ nuk e di që Petkoviqi ka hyrë në Kosovë, ai do...

MPJ nuk e di që Petkoviqi ka hyrë në Kosovë, ai do të shkojë deri në Skenderaj

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Ka disa orë që drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka hyrë në Kosovë, ku planifikon të qëndrojë për dy ditë.

Për vizitën e Petkoviqit, Express merr vesh se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës s’është e njoftuar fare.

Express ka kontaktuar edhe me Qeverinë. Nga Zyra e Kryeministrit nuk kanë dhënë përgjigjje me arsyetimin se koordinimi për këtë çështje bëhet me MPJD-në.

Petkoviq, sot dhe nesër do të jetë në veri të Kosovës, me ç’rast do t’i vizitojë komunat me shumicë serbe si Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potokun.

Siç njofton kjo zyrë, Petkoviq pasdite planifikon ta vizitojë edhe Bajën, një fshat me shumicë serbe në komunën e Skenderajt.

Kjo është vizita e parë e Petkoviqit në Kosovë që nga marrja e detyrës si drejtor në këtë zyrë duke pasuar Marko Gjuriqin. Ai fillimisht e ka vizituar Qendrën Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut dhe laboratorin e sapondërtuar për testet PCR.

Tutje, sipas njoftimit, ai do ta mbajë një takim me kryetarin e sapozgjedhur të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq. Në takim është paraparë të marrin pjesë gjithashtu edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Është planifikuar gjithashtu që Petkoviq ta vizitojë edhe familjen shtatanëtarëshe Nedeljkoviq, së cilës Komuna e Mitrovicës së Veriut, me ndihmën e zyrës, i siguroi fonde për ndërtimin e shtëpisë.

Pasdite, Petkoviq do ta vizitojë manastirin e Bajës në Skenderaj, ku do të bisedojë me peshkopin Teodosije të Rashkës-Prizrenit. Ai gjithashtu do të vizitojë Kompleksin Shëndetësor dhe Turistik “Paradise Spa” në Bajë.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, më herët kishte thënë se nuk do të lejohej asnjë zyrtar shtetëror serb, duke përfshirë edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq të hyjë në Kosovë pa kërkuar falje për gjenocidin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz