BallinaJetëPse ju dhemb koka kur zgjoheni në mëngjes!

Pse ju dhemb koka kur zgjoheni në mëngjes!

Të ngjajshme

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka...

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Dhimbja e kokës është një ndër problemet që hasin shumë nga grupmoshat e ndryshme.

Mirëpo kjo dhimbje bëhet edhe më stresuese në mëngjes, pasi trupi gjatë gjithë natës ka qenë në qetësi.

Më poshtë disa nga shkaktarët më befasues të dhimbjes së kokës që krijohet në mëngjes.

Gjumë i Tepruar:

Nëse flini më shumë se nëntë orë, atëherë bie niveli i serotoninës, një hormon i çliruar nga truri.

Sa më të ulëta të jenë nivelet e serotoninës, aq më pak gjak qarkullon në tru, gjë që nxit dhimbjen e kokës.

Luhatjet Hormonale

Në mëngjes, nivelet e endorfinës, hormonit të humorit të mirë janë të ulëta.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë migrenë tek disa njerëz.

Aktiviteti fizik në mëngjes nxit prodhimin e hormoneve dhe mund të pushojë dhimbjen e kokës.

Gërrhitja

Gërrhitja, mungesa e ajrit, marrja e frymës pakësojnë sasinë e oksigjenit në tru dhe prishin cilësinë e gjumit.

Mungesa e oksigjenit zgjeron enët e gjakut dhe qarkullimin e tij në tru.

Presioni është i lartë dhe koka dhemb.

Mungesa e Kafesë

Kafeina luan rol stimulus për sistemin nervor.

Nëse jeni mësuar duke e pirë kafenë në një orë të caktuar dhe nuk i përmbaheni rutinës, do të ndieni dhembje të fortë të kokës.

Sipas të dhënave, heqja dorë nga kafeja ka të njëjtin efekt dhe rrit presionin në tru duke shkaktuar dhimbje koke.

Depresioni

Dhimbjet e kokës mund të ndodhin edhe si pasojë e depresionit.

Ky i fundit ka lidhje të fortë me nivelet e ulëta të serotoninës.

Studimet tregojnë se depresioni prish gjumin dhe dhimbja e kokës prish humorin, duke krijuar kështu një rreth vicioz të pakapërcyeshëm.

Tensioni i lartë

Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, atëherë dhimbjet e kokës janë më frekuente.

Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje që kurohet nëpërmjet ndryshimeve thelbësore në regjimin ushqimor dhe medikamenteve përkatëse./agroweb/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz