BallinaLajmeVendi drejt zgjedhjeve, Lista Serbe përkrah rrëzimin e Qeverisë Hoti

Vendi drejt zgjedhjeve, Lista Serbe përkrah rrëzimin e Qeverisë Hoti

Të ngjajshme

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Ukrainë-Shqipëri, ky është rezultati

Ka përfunduar me rezultatin 0-0 pjesa e parë e...

Përfundon pa gola pjesa e parë në ndeshjen Kosovë-Turqi

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja historike mes...

Italia përfiton nga gabimi i Bosnjës, shënon golin e epërsisë

Italia ka arritur të shënojë golin e epërsisë ndaj...

Sulm dhe kanosje në Kaçanik, konfiskohen dy armë zjarri

Policia njofton se janë iniciuar dy vepra penale: “Sulmi”...

Qeveria Hoti duket se i ka ditët e numëruara. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi sot në një konferencë ka akuzuar partnerin qeverisës, Listën Serbe.

Gashi ka thënë ndër të tjera se Lista Serbe po sillet si opozitë dhe i ka ftuar ata që të marrin pjesë në seancat e Kuvendit.

Igor Simicin nga Lista Serbe i ka dhënë “goditjen” e radhës Qeverisë Hoti.

Simic ka thënë për Indeksonline, se Qeveria nuk po respekton marrëveshjen e koalicionit, dhe për këtë arsye me shumë gjasa do ta rrëzojnë Qeverinë Hoti.

“Lista Serbe, përkatësisht deputetët, nuk morën pjesë në punën e kuvendit sot dhe nuk do të marrin pjesë as në të ardhmen sepse nuk po respektohet marrëveshja e koalicionit të cilën e kemi të nënshkruar. Ne kemi treguar në mënyrë të përsëritur dhe me konstruktivitet angazhimin tonë për të vepruar në përputhje me interesat e të gjithë qytetarëve”.

“Ne jemi pro interesit të qytetarëve, jemi pro zhvillimit ekonomik, dhe pro luftës ndaj pandemisë. Por, paraprakisht duhet të respektohemi si partner qeverisës. Ne e kemi marrëveshjen e nënshkruar në tavolinë dhe kërkojmë që e njëjta të respektohet. Për shkak të qëndrimeve ndaj Listës Serbe ne jemi duke menduar seriozisht largimin nga Qeveria” ka thënë Simiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz