back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeQeveria sonte pritet të vendosë masa të reja, karantinim për komunat me...

Qeveria sonte pritet të vendosë masa të reja, karantinim për komunat me risk të lartë

Të ngjajshme

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë muaj

Kur kanë mbetur edhe dy ditë afat që Gjykata...

Qeveria e Kosovës sonte do të ketë në shqyrtim një vendim 34 pikësh në lidhje me masat anti-COVID.

Dokumenti me masat e reja do të shqyrtohet sonte nga ministrat dhe më pas pritet të aprovohet.

Në pikën e parë të këtij vendimi, shtetasit e huaj që futen në Kosovë nga vendet me risk të lartë të infeksionit, duhet të paraqesin testin negativ PCR.

Në komunat me risk të ulët, deri në 75 të infektuar në javë për 100 mijë banorë, do të lejohet veprimtaria e operatorëve ekonomikë të punojnë nga 05.00 deri në 19.00.

Në komunat me risk të mesëm, nga 76 deri në 149 të infektuar brenda javës për 100 mijë banorë, operatorëve do t’u lejohet puna nga 0.5 deri në 18.00.

E në komunat me risk të lartë, mbi 150 të infektuar brenda javës për 100 mijë banorë, do të ndalohen hyrje daljet të qytetarëve dhe automjeteve në gjithë territorin e komunës.

Sipas statistikave të tashme, këtu përfshihet Prishtina, që në ditë po regjistron edhe mbi 300 raste pozitive.

Të Fundit

Sport

ShowBiz