BallinaLajme“Unë shkova, gjeni ju zgjidhje”, Ramush Haradinaj tregon për bisedën e fundit...

“Unë shkova, gjeni ju zgjidhje”, Ramush Haradinaj tregon për bisedën e fundit me Hashim Thaçin

Të ngjajshme

Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur...

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi e “pushton” Turqinë

Në emergjencë në fazën sulmuese, Sylvinho pritet të rikthejë...

Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha...

Natë terrori për Neil Aynaoiu; një bandë e armatosur i grabit vilën në Castel Fusano

Futbollisti i Romës, Neil Aynaoui përjetoi një natë terrori...

Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

Gjithçka nisi me një njoftim të rregullt të komandantit...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur rreth bisedës së fundit me ish-presidentin Hashim Thaçi para se të shkonte në Hagë.

“Thaçi me tha, ‘shiko, me sa duket unë shkova, ju partitë urdhëroni, veproni e gjeni zgjidhjen’, më ka thënë në prezencë të Veselit, Mustafës, Limajt, Pacollit, etj.

Haradinaj po ashtu e ka vlerësuar si të drejtë veprimin e Vjosa Osmanit për marrjen e detyrës së Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Shtetit.

Në një intervistë televizive, ai u shpreh se ajo ka vepruar drejt dhe se është e gabuar logjika që ajo mund të ketë nxituar.

“Nuk kam mendim të tillë se është ngutje. Shteti s’ka asnjë sekondë vakum, ashtu si ushtria e policia, është e paraparë në kushtetutë se nuk ka vakum institucional, pra është e gabueshme logjika se ajo është nxituar. Mund ta nderosh ish presidentin Thaçi, por nuk guxon në emër të respektit për të ta evitosh vakumin institucional”.

“Osmani ka vepruar drejt. Kjo nuk bëhet kundër Thaçit, por për respekt të kushtetutës dhe institucioneve, sepse shteti nuk ka vakum”.

“Me Isa Mustafën kemi biseduar, por nuk me ka ftuar në takim. Për mua tash është një situatë e re, nuk shoh se duhet ta vazhdoj dinamikën e njëjtë, por nëse ka interesim të partive politike, jam i gatshëm ta diskutoj çështjen e postit të presidentit”.

“Në këtë rast është e tepruar që unë të kërkoj prej PDK-së një formulë të caktuar në situatën si iu është krijuar atyre. Për çdo gjë që e vlerësojnë nga PDK jam i gatshëm të bashkëpunoj me ta e me të gjithë për interes të vendit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz