BallinaLajmeSi e “bllokoi” Haga takimin e djeshëm ndërmjet Haradinajt, Veseli e Mustafës...

Si e “bllokoi” Haga takimin e djeshëm ndërmjet Haradinajt, Veseli e Mustafës për zgjedhjen e presidentit

Të ngjajshme

KQZ tregon numrin e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua...

Haradinaj kujton Smajl Haradinajn: Sakrifica e tij frymëzim për luftën çlirimtare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në përvjetorin...

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sonte për kandidaturën e tij për president të vendit dhe takimet e fundit me ish presidentin Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se Thaçi dhe Veseli kanë shkuar në Hagë pa arritur një marrëveshje me të për t’u zgjedhur president, shkruan Ballkani.info.

“E kishim një përafrim, por ngadalë ecte, prandaj ata shkuan atje pa e përfunduar marrëveshjen”, tha Haradinaj.

Ai ka bërë të ditur se për dje në orën 10 ishte lënë një takim në shtëpinë e tij me Kadri Veselin, Isa Mustafën dhe Fatmir Limajn.

“Dje do të takohesheim në orën 10, por ndodhi ajo që ndodhi dhe ata i morën aktakuzat. E kemi një proces në zhvillim. Në shtëpinë time do të takoheshim dhe ishte Veseli që e propozoi takimin, por ndodhi ajo nga Haga”, tha Haradinaj për syri.tv.

Ai tha se ky takim ishte vendosur pasi që u hetuan zhvillimet nga Haga.

Tutje Haradinaj tha se pati përafrim, por jo marrëveshje për kandidaturën e tij për president.

“Nëse nuk kemi marrëveshje për presidentin, atëherë zgjedhjet janë zgjidhje”, ka thënë më pas ish kryeministri. /Ballkani.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz