back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeMbi 20 mijë të infektuar që nga paraqitja e Covid-19 në Kosovë

Mbi 20 mijë të infektuar që nga paraqitja e Covid-19 në Kosovë

Të ngjajshme

Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

Dalëngadalë po zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen...

Thirrje komunave për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka bërë thirrje të...

Kapen 215 kg substanca narkotike në Janinë, shqiptarja përplaset me policinë

Një sasi e madhe droge u sekuestrua nga Departamenti...

I mituri nga Fushë-Kosova raportohet se u dhunua në Ferizaj- Policia jep detaje nga rasti

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me rastin...

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private, janë testuar gjithsej 1.318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 337 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Numri total i rasteve pozitive është 20.179 raste nga 95.774 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 688 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 91 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.611 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.880. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 185 raste, komuna Gjakovë 41 raste, komuna Fushë Kosovë 26 raste, komuna Lipjan 16 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Pejë dhe Junik”, thuhet në njoftim.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz