back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeDyshimet për dhunimin e 26-vjeçares nga Skenderaj, deklarohet Prokuroria

Dyshimet për dhunimin e 26-vjeçares nga Skenderaj, deklarohet Prokuroria

Të ngjajshme

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Këto janë përballjet e play-offit në Ligën e Evropës

Është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës. Sikurse në...

Prokurori i rastit ka lëshuar urdhëresë për ekzaminimin mjekësor të E.F., 26 vjeçe, e cila u gjet ditën e diel në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit.

Rasti i saj është hapur si “dhunim” në Policinë e Kosovës, ndërsa në bashkëpunim me prokurorinë janë duke u ndërmarrë veprimet hetimore.

Këto informacione i konfirmoi për Gazetën Express, Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Lidhur me këtë rast, prokurori i çështjes ka lëshuar urdhëresë për ekzaminim mjekësor për personin me inicialet E.F., e njëjta është duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë nga ana e prokurorisë në bashkëpunim me policinë lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Ulajt dhënë Gazetës Express.

Për rastin e 26-vjeçares, Gazeta Express ka kontaktuar edhe me vëllain e saj për të kuptuar nëse dyshojnë se e reja ka mundur të jetë keqpërdorur seksualisht gjatë qëndrimit jashtë shtëpisë, mirëpo ai ka mohuar se dikush ka mundur ta dhunojë motrën e tij.

“Nuk është ajo, policia munden me thanë dhunim, por ne e njohim personin në fjalë. E kemi motër, ajo nuk është person që mundet me dhunu dikush”, ka pohuar ndër të tjera vëllai i E.F., për Gazetën Express.

E.F., kishte qëndruar gjashtë ditë jashtë shtëpisë, ndërsa kur u gjet nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas mjekes kujdestare në QKUK, atë ditë E.F., erdhi me hipotermi, e cila tha se “pas marrjes së terapisë dhe ngrohjes, temperatura trupore i është rritur dhe pulsi i është përmirësuar”.

Ndërsa vëllai i saj deklaroi se 26 vjeçarja kishte humbur edhe peshë. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz