BallinaLajmeZyra e Hotit mohon se iu kërkuan komente nga Specialja, në Hagë...

Zyra e Hotit mohon se iu kërkuan komente nga Specialja, në Hagë thonë ndryshe

Të ngjajshme

Syla PDK-së: Nait Hasanin në parti e mos me e marrë Limajn, veç po duket standard i dyfishtë

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka komentuar qëndrimin...

Ndryshim në trajtimin e astmës: Largim nga inhalatorët blu

Mbi një milion pacientë kanë kaluar tashmë në përdorimin...

Me sy të nxirë dhe duke qarë, Bebe Rexha shfaqet në gjendje të rënduar

Bebe Rexha është shfaqur në një gjendje të rënduar...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli,...

2 nëntori është afati i fundit kur palët nga të cilat janë kërkuar opinione dhe komente për amandamentin e propozuar nga presidenti Thaçi, mund t’i dorëzojnë ato në dhomat e Kushtetueses që janë në kuadër të Speciales. Në dokumentet që kishte parë lajmi.net, komente ishin kërkuar edhe nga kryeministri Hoti. Sidoqoftë, zyra e këtij të fundit po thotë ndryshe.

Kushtetuesja në kuadër të Dhomave të Specializuara të Speciales në Hagë, e ka shtyer deri më 2 nëntor afatin deri kur palët mund të dorëzojnë komente në lidhje me amandamentin e propozuar për mandatin e Speciales, shkruan lajmi.net.

Komentet deri më tani janë dorëzuar nga Presidenca, Prokuroria e Specializuar dhe Ombudspersoni i Gjykatës Speciales. Një gjë të tillë nuk e kanë bërë ende BE-ja, shefi i misionit të EULEX-it si dhe zyra e kryeministrit Hoti.

E nga kjo e fundit, po e mohojnë se kanë marrë ndonjë kërkesë për opinione apo komente në lidhje me amandamentin në fjalë.

Ata në një përgjigje për lajmi.net, kanë thënë se zyra ligjore e kryeministrit ende s’ka pranuar kërkesë për këtë çështje.

“Zyra Ligjore e ZKM-së, nuk ka pranuar ndonjë kërkesë për opinion apo komente lidhur me çështjen e ngritur nga ana e gazetarëve”, kanë thënë nga zyra e kryeministrit në një përgjigje zyrtare për lajmi.net.

Mirëpo kështu nuk thuhet në dokumentet e lëshuara nga Specialja.

Para pak ditësh, Kushtetuesja e Dhomave të Specializuara, në dokumentet që kishte parë lajmi.net, kishte saktësuar se edhe kryeministri i Republikës së Kosovës duhet të jap komente për çështjen në fjalë.

Afati për dorëzimin e komenteve ishte 19 tetori, mirëpo që me kërkesë të shefit të misionit të EULEX-it, ishte shtyrë për 2 nëntor.

Prokuroria e Specializuar e Hagës në komentet e dërguara në lidhje me amandamentin për mandatin e Speciales kishte akuzuar presidentin se po do ta zhbëj punën e këtij organi hetues penal.

Ndërkaq, presidenca kishte thënë se propozimi ishte bërë për të evituar çdo paqartësi për mandatin e kësaj gjykate.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz