back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeNë lidhje me Capital T? Adrola Dushi flet për jetën private: Ta...

Në lidhje me Capital T? Adrola Dushi flet për jetën private: Ta di e gjithë bota…

Të ngjajshme

Barcelona i ‘fërkon’ duart, çmimi i Fermin Lopezit po rritet

Fermín López ishte shumë pranë largimit nga Barcelona gjatë...

Dëshmia e Rubinit, Ahmeti: Propaganda dashakeqe u çmontua sot në Hagë

Ish-ndihmësi i sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin, po...

IKShPK apelon qytetarët që furnizohen nga Liqeni i Badocit që të mos e përdorin ujin për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë...

Adrola Dushi ishte personazhi i radhës që ju përgjigj disa pyetjeve për After Party-n e emisionit “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës.

Modelja bukuroshe nuk mundi t’ju shpëtonte pyetjeve në lidhje me jetën private, por me përgjigjet e saj ajo na i bëri mendjen akoma më shumë lëmsh.

Kur ju desh të zgjidhte nëse është single apo në një lidhje, ajo nuk preferoi të përgjigjej, duke bërë sikur po mendohej. Nga ana tjetër kur u pyet nëse do të donte një lidhje të re apo biznes të ri, ajo zgjodhi këtë të fundit.

Nga ana tjetër modelja zgjodhi dashurinë e pastër para pasurisë, duke u shprehur se ajo është Zhulieta e kohëve moderne.

Por kur u pyet nëse do preferonte një lidhje të fshehtë, apo ta dinë të gjithë, modelja u përgjigj: “Ta dijë gjithë bota, po të jetë e duhura. Ta dinë të gjithë, ta marrin vesh të gjithë”.

Kujtojmë që fillimisht dyshimet për një romancë me Capital T nisën nga pjesëmarrja e modeles në videoklipin e tij “C’est La Vie”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz