BallinaLajmeReagojnë nga OVL-ja e UÇK-së pasi një prift serb hoqi flamurin shqiptar...

Reagojnë nga OVL-ja e UÇK-së pasi një prift serb hoqi flamurin shqiptar nga Kosharja

Të ngjajshme

“Ushqimet e përpunuara dëmtojnë fertilitetin”

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që konsumojnë...

Erdogan: Lufta është e Netanyahut, por 8 miliardë njerëz po vuajnë pasojat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se konflikti që...

Kryeziu: Dekreti i Presidentes është i saktë dhe duhet të shkojmë në zgjedhje

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu sonte në emisionin...

Mediat serbe kanë raportuar sot se një prift serb nga Beogradi më 10 tetor ka hequr flamurin shqiptar, i cili ishte vendosur në vitin 1999 nga UÇK-ja në kullën e vrojtimit në Koshare.

Pas këtij skandali ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët kanë fajësuar institucionet e Kosovës, që nuk kujdesen për monumentet, shkruan “Zeri.info”.

I kontaktuar nga “Zëri”, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se janë informuar nga mediat lidhur me këtë skandal, ndërsa ka fajësuar institucionet që nuk kujdesen për këto monumente.

“Të informuar përmes mediave e kemi parë, kjo është e keqja që institucionet e Kosovës nuk përkujdesjen as për varreza, as për lapidare e monumente, që duhet të përkujdesen si nga institucionet komunale, ashtu edhe qendrore. Secili monument duhet me qenë në përkujdesje”, ka thënë Klinaku për “Zërin”.

Ai ka fajësuar edhe institucionet e drejtësisë, të cilat nuk kanë arritur ta arrestojnë personin që shihet duke hequr flamurin shqiptar në Koshare.

“Për këtë rast po të kishte Kosova organe të drejtësisë ai është dashur të arrestohet menjëherë, me këtë akt ai ka fyer të gjitha vlerat e kombit shqiptar”, ka shtuar Klinaku. /Zëri

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz