BallinaLajmeTakimi Veseli-Mustafa për zgjerim koalicioni? Flasin nga PDK

Takimi Veseli-Mustafa për zgjerim koalicioni? Flasin nga PDK

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Zërat se PDK-ja do t’i bashkohet qeverisë Hoti janë hedhur poshtë edhe një herë nga partia e Kadri Veselit.

PDK-ja mohon kategorikisht se ka pasur ndonjë takim në mes të krerëve të dy partive ku temë potenciale mund të ishte bashkëngjitja në Qeverinë Hoti.

“Jo nuk është e vërtetë. Jo nuk ka pasur takim në mes dy liderëve për këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyçi, për Express të enjten.

Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, së fundi ka deklaruar se partia që i takon mund të bëhet pjesë e pushtetit nëse e marrin kryeministrin ose presidentin.

“Për t’u bërë pjesë e pushtetit ne duhet ta marrim ose kryeministrin ose presidentin”, ka thënë Lushtaku në RTK.

Sot gjatë ditës u raportua se Isa Mustafa ka mbledhur kryesinë e ngushtë të partisë për të diskutuar mundësinë e zgjerimit të koalicionit.

Por vetë Mustafa për Express ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se nuk ka thirrur mbledhje të partisë.

Qeveria e Avdullah Hotit është duke u ballafaquar me vështirësi në parlament, pasi për të pestën herë nuk ka marrë 61 votat e nevojshme për të miratuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz