BallinaLajmeHysni Gucati: S’keni pasur nevojë të më arrestoni, do të kisha ardhur...

Hysni Gucati: S’keni pasur nevojë të më arrestoni, do të kisha ardhur vetë

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është paraqitur në seancën e parë gjyqësore në Tribunalin Special. Gjykatësi Nicolas Guilloi ka treguar se kishte lëshuar urdhërarrest ndaj Gucatit për akuzat që më pas i lexoi. Ai tregoi se Gucati paraprakisht ka paraqitur 4 kërkesa në Dhomat e Specializuara, të cilat tha se do të trajtohen.

Gucati tha se ai dhe familja e tij nuk kanë qenë të informuar paraprakisht se do të arrestohej, ndërsa tha se do të paraqitej vetë në Dhomat e Specializuara po t’i dërgohej një ftesë, raporton Gazeta Express.

“Nuk jam informuar për arrestimin deri kur ka ardhur Policia e EULEX-it në zyrën time… Kanë mundur vetëm të më njoftojnë mua apo edhe dikë të familjes, s’ka pasë problem. Nuk kanë pasur nevojë të hyjë në atë formë Policia e EULEX-it në Organizatën e Veteranëve. Kanë mundur të më njoftojnë mua dhe do isha dorëzuar vetë”, tha Gucati.

Më parë, ai konfirmoi se fletarresti i është kumtuar në ditën e arrestimit.

“Fletarresti më është komentuar në ditën e arrestimit”, pohoi Gucati.

Paraprakisht, ai ka kërkuar që të mos i bëhen fotografi ku duken pjesëtarët e sigurimit përreth tij, ndërsa në përgjigje, ka konfirmuar se ditën e arrestimit i është prezantuar fletarresti i lëshuar nga Dhomat e Specializuara.

Gucati ishte arrestuar të premten e kaluar në zyrën e tij në OVL të UÇK-së në Prishtinë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurë. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz