BallinaLajmeAvokati i Gucatit: Nëse e lironi me kusht, ai do të rrijë...

Avokati i Gucatit: Nëse e lironi me kusht, ai do të rrijë 100 metra larg zyrës së OVL-së

Të ngjajshme

E goditi me shqelm policin, arrestohet gruaja në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Kovac para sfidës së madhe

A është baza mjaftueshëm e fortë për të mbajtur...

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Gucati: Marre, në emër të atyre 3 shkronjave janë vrarë njerëz

Monumenti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik është dëmtuar, e...

Kryetari i Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, sot është paraqitur në seancën e parë gjyqësore para Tribunalit Special.

Mbrojtja e kreut të OVL-UÇK-së ka thënë para gjykatësit të Speciales se ata do t’i plotësojnë kushtet e vëna nga Gjykata për Hysni Gucatin, përfshirë edhe qëndrimin larg 100 metra Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, raporton Gazeta Express.

“Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në kërkesën për lirim me kusht do të qëndrojë 100 metra larg zyrës së OVL-UÇK-së”, ka thënë mbrojtja e tij.

Pala mbrojtëse e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar që Hysni Gucati të lirohet me kusht nga paraburgimi, raporton Gazeta Express.

Njëri nga mbrojtësit ka thënë se gjykatësi duhet të vendosë për lirimin e Gucatit, në mënyrë që t’i japë kohë shqyrtimit të kërkesave të paraqitura nga ai për ligjshmërinë e arrestimit. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz