BallinaLajmeTahiri në Bruksel: Të liberalizohen vizat e të ketë njohje reciproke mes...

Tahiri në Bruksel: Të liberalizohen vizat e të ketë njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Të ngjajshme

Dobët! Grupmoshat e reja “kuqezi” mposhten nga Luksemburgu

Kombëtarja shqiptare U-19 zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen e...

Këto stacione rrezikohen të mbeten pa drejtues shqiptarë

Sipas sistematizimit të ri, Stacioni i Policisë në Draçevë,...

Edon Zhegrova starton kundër Sllovakisë thotë gazeta e famshme italiane

Sulmuesi Edon Zhegrova pritet të jetë nga minuta e...

Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri gjatë qëndrimit në Bruksel, ka pasur një agjendë mjaft të ngjeshur.

Ai është takuar me deputeten e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, që njëherit është edhe raportuese pë Kosovën, Ambasadori Norvegjez në Belgjikë, Per Strand Sjaastad, Drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci si dhe shefin e Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, David Cullen, shkruan Indeksonline.

Ai e ka falënderuar BE-në për ndihmën e dhënë, teksa edhe ka theksuar tri çështje kryesore:

1. Nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave;

2. Arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe

3. Ndihma konkrete në menaxhimin e situatës së krijuar me COVID-19, për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe reformat në administratën shtetërore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz