BallinaRegjionaleSkenderajLajm i mirë për mësimdhënësit e Skenderajt, komuna ndanë 800 mijë euro...

Lajm i mirë për mësimdhënësit e Skenderajt, komuna ndanë 800 mijë euro për shujta

Të ngjajshme

Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet aktakuzë ndaj 8 personave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda,...

Mbappé e vë në shënjestër Brazilin: mund të luajë edhe më shumë se 45 minuta

Prania e Kylian Mbappés në ndeshjen mes Francës dhe...

Shifra alarmante: Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur tremujori

Shifrat nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) tregojnë...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka takuar drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në Skenderaj, të cilët i ka uruar për fillimin e vitit shkollor, duke bërë thirrje që të respektohen vendimet e Ministrisë së Arsimit dhe IKSHPK-së.

“Drejtorëve të shkollave ia dhamë lajmin e shumë pritur që shumë shpejtë, brenda këtij viti do t’i paguajmë shujtat për 850 mësimdhënës, në vlerë totale prej rreth 800 mijë euro, kurse tani e tutje këto shujta do të paguhen rregullisht për të gjithë mësimdhënësit e komunës sonë”, ka shkruar Jashari në Facebook, përcjell Klan Kosova.

“Në vazhdën e përgatitjeve për këtë vit të ri shkollor, qysh me 1 shtator Komuna jonë ka bërë dezinfektimin e të gjitha objekteve shkollore e po ashtu ka pajisur të gjitha shkollat e komunës me mjete higjienike dhe pompa spërkatëse në mënyrë që të bëhet dezinfektimi në vazhdimësi”.

Jashari gjithashtu ka falënderuar edhe organizatat USAID dhe UNICEF të cilat i kanë ndihmuar shkollat e komunës së Skenderajt me mjete higjienike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz