BallinaBotëTrazirë në Suedi pas djegies së Kuranit nga aktivistët e ekstremit të...

Trazirë në Suedi pas djegies së Kuranit nga aktivistët e ekstremit të djathtë

Të ngjajshme

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka...

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Dhuna pasoi djegien e një Kurani të premten pasdite, pranë një lagjeje kryesisht me migrantë në Malmo, që u krye nga aktivistë të ekstremit të djathtë dhe u filmua dhe postua në internet.

Aktivistët e ekstremit të djathtë dogjën një Kuran në qytetin jugor suedez të Malmos, duke shkaktuar protesta dhe trazirë pasi më shumë se 300 njerëz u mblodhën për të protestuar, tha policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit ndozën zjarre dhe hodhën objekte ndaj policisë dhe shërbimeve të shpëtimit të premten mbrëma, duke plagosur lehtë disa oficerë policie, ndërsa u arrestuan rreth 15 persona.

Dhuna pasoi djegien e një Kurani të premten pasdite, pranë një lagjeje kryesisht me migrantë, që u krye nga aktivistë të ekstremit të djathtë dhe u filmua dhe postua në internet, sipas agjensisë së lajmeve TT.

Më vonë, tre persona u arrestuan nën dyshimin e nxitjes së urrejtjes kundër një grupi etnik pasi dogjën librin e shenjtë të muslimanëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz