back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli pret në zyrë idhullin e fëmijëve që promovon drogën

Kadri Veseli pret në zyrë idhullin e fëmijëve që promovon drogën

Të ngjajshme

Reperi Mozzik gjatë ditës së sotme është pritur nga disa zyrtarë të shtetit.

Ai është takuar me presidentit e vendit Hashim Thaçin, por edhe me kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Gramoz Aliu i njohur si “Mozzik”, su ka dhuruar atyre nga një kopje të albumit të tij të fundit, shkruan Reporteri.

“Në shenjë respekti për figurat më të shquara të UÇK-së , sot ua dhashë nga një Album (cd) timin që në kohën e lirë ta dëgjojnë e ta shijojnë”, ka shkruar Mozzik.

Mozzik njihet si përkrahës i madh i PDK-së dhe shpesh poston fotografi në përkrahje të kreut të kësaj partie Kadri Veseli.

Kujtojmë se Mozzik, ditë më parë ka nisur një turne nëpër Kosovë për të promovuar albumin e tij të ri “Mozzart”, mirëpo ky turne u ndërpre në gjysmë pasi reperi nuk respektoi masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të koronavirusit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz