back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKonfirmon policia: Shtatë persona u lënduan në aksidentin mes një veture dhe...

Konfirmon policia: Shtatë persona u lënduan në aksidentin mes një veture dhe kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Të ngjajshme

Aston Villa e zyrtarizon ish-sulmuesin e Chelseas dhe Milanit

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për...

Nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”, kanë përfunduar me lëndime 7 persona.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se aksidenti ka ndodhur në zonën e Malishevës dhe se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe kamioni.

“Mund të konfirmojmë se pak para orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në zonën e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku janë përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e deritanishme, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Njësitet relevante policore janë duke hetuar me rastin”, tha Kelani për IndeksOnline.

Të Fundit

Sport

ShowBiz