Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka zgjedhur sot me shtatë vota për Naser Sahitin, rektor të Universitetit të Prishtinës.
Në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit Drejtues u tha se Naser Sahiti ka marrë shtatë vota, kandidati tjetër Faton Berisha dy vota, ndërsa kandidati i tretë Blerim Rexha, asnjë votë.
Lexo Edhe:
COVID-19 në Prishtinë: 1480 raste aktive, 35 të vdekur, Ahmeti apelon për kujdes
“Këto janë rezultatet që i ka nxjerrë Këshilli drejtues, që i ka dhënë besimin për me udhëheqë katër vitet e ardhshme Universitetin e Prishtinës”, u tha në këtë konferencë.
Në këtë konferencë me gazetarë u mohua se ka pasur ndërhyrje të politikës në përzgjedhjen e kandidatit për rektor të UP-së.