BallinaLajmeVrasësi i 13-vjeçarit që e fali presidenti ishte dëshmitar i vdekjes së...

Vrasësi i 13-vjeçarit që e fali presidenti ishte dëshmitar i vdekjes së Astrit Deharit

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

I dënuari për vrasje të dyfishtë, Luz Allaku, të cilit presidenti ia ka falur 3 vjet e gjysmë të dënimit, nga 15 vjet në total sa ishte dënuar, është dëshmitar në procesin hetimor për vdekjen e Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Këtë informatë e ka siguruar gazeta “Koha Ditore” siç shkruan nga një burim që nuk pranoi të identifikohet, kurse sipas saj konfirmohet edhe nga procesverbalet e hetuesisë lidhur me vdekjen e dyshimtë të aktivistit të LVV-së.

Luz Allaku është intervistuar më datën 10 nëntor të vitit 2016, pesë ditë pas vdekjes së Deharit, shkruan KOHA.

Asokohe, sipas dëshmisë, Allaku kishte dhomën afër asaj të Deharit. E ka konfirmuar vetë në deklaratën e tij dhënë policisë. “Unë Luzë Allakaj në lidhje me vrasjen e Astrit Deharit deklaroj: Më datë 05.11.2016, në orën 14 kemi dalë në shëtitje dhe në orën 15 jemi kthy në dhoma, që gjendeshin në korridorin e krahut A. Unë gjendesha në dhomë me Gj.K, N.Sh dhe K.G në dhomën A 6”, thuhet në procesverbalet që ka siguruar KOHA.

Allaku ishte ndër të burgosurit e parë që kanë hyrë dhe e kanë parë në dhomë Deharin.

Në dëshminë e tij të shkruar me shkrim dore, ai e ka përshkruar se në çfarë gjendje e kishte gjetur atë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz