back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleDrenasNis regjistrimi i nxënësve në klasën e 10-të në Drenas, po zbatohen...

Nis regjistrimi i nxënësve në klasën e 10-të në Drenas, po zbatohen masat e IKSHP

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e 10-të në shkollat e mesme të larta, Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe në SHMP “Fehmi Lladrovci” në Drenas për vitin shkollor 2020/2021.

Me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka, bashkë me stafin komunal ka vizituar shkollat e mesme, për të parë nga afër mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit të nxënësve.

Në dy takimet me drejtorët e shkollave, Drejtori Gjoka është njoftuar me interesimin e nxënësve për regjistrim në drejtimet që ofrojnë këto shkolla, duke potencuar se orientimi i hershëm në karrierë, siguron sukses në të ardhmen.

Ndërsa, Lulzim Nika, Drejtori i SHMP-së “Fehmi Lladrovci dhe Mentor Sahiti, drejtori i Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, kanë treguar se procesi i regjistrimit po zhvillohet pa telashe dhe se ka interesim të madh të të rinjve.

Vlen të theksohet se masat e rekomanduara nga IKSHP po zbatohen, si mbajtja e distancës ndërmjet nxënësve, vendosja e maskave, për të cilat masa janë vendosur edhe poster në hyrje të objekteve shkollore e në hapësirat e brendshme.

Për më shumë informacione rreth konkursit për regjistrim të nxënsve, drejtimet dhe dokumentet të cilat duhet të plotësojnë nxënësit, i gjeni në këtë link: https://kk.rks-gov.net/…/uplo…/sites/10/2020/08/KONKURS1.pdf

Të Fundit

Sport

ShowBiz