BallinaLajmeMerret vendimi për ish-ministrin e Shëndetësisë, i dyshuar për sulm seksual

Merret vendimi për ish-ministrin e Shëndetësisë, i dyshuar për sulm seksual

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim që t’i caktojë një muaj paraburgim ish-ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq,i dyshuar për sulm seksual.

“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit N.B, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se :Me datë 12.08.2020, në Spitalin Përgjithshëm në Pejë, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës e cyt të njëjtën që ta prekë me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë që natën kritike e dëmtuara duke qenë nënë dhe shoqëruese e foshnjës së hospitalizuar, aty vjen i pandehuri në cilësi të mjekut kujdestar dhe e fton të dëmtuarën që të shkojë në zyrën e kujdestarisë për t’u konsultuar, e dëmtuara shkon pas tij dhe sapo afrohet tek dera e zyrës së kujdestarisë, i pandehuri e mbyll derën e zyrës, i afrohet dhe e prekë pa pëlqimin e saj por që viktima arrin të largohet dhe të kërkojë ndihmë”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje theksohet se me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulm seksual nga neni 229 par.3 nënpar.3.10 pika 3.10.2 lidhur me par.1 të LPK-së.

“Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, përfundohet në njoftim./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz