BallinaSportMiocic e fiton trilogjinë kundër Cormier dhe e mbron titullin në kategorinë...

Miocic e fiton trilogjinë kundër Cormier dhe e mbron titullin në kategorinë e rëndë në UFC

Të ngjajshme

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të reja?

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të vendos për dekretin...

Stipe Miocic e ka mposhtur Daniel Cormierin me vendim unanim të gjyqtarëve në trilogjinë e tyre të shumëpritur për titullin e botës në kategorinë e rëndë në UFC, duke u konfirmuar si luftëtari më i mirë në historinë e këtij sporti.

Cormier e konfirmoi pensionimin pas këtij meçi të shtunën mbrëma në Las Vegas, transmeton Gazeta Express.

Në takimin e parë mes vete në korrik të vitit 2018, Cormier e kishte tronditur Miocicin duke e rrahur qysh në rundin e parë, duke u shpallur kampion për herë të parë në kategorinë e rëndë.

Por Moicic e kishte bërë një paraqitje të shkëlqyer në rimeçin mes tyre në gusht të vitit të kaluar duke e rikthyer titullin e botës.

Dhe tani, ata janë përleshur edhe një herë për herë të fundit, në stadiumin UFC Apex në Las Vegas, pa praninë e tifozëve.

Miocic, 37-vjeçar, doli fitues me pikë, 49-46, 49-46 dhe 48-47, sipas vlerësimit të tre gjyqtarëve.

“Ta shpif të jesh humbës i dy luftërave të mëdha dhe trilogjive, është shumë pikëlluese. Por do ta përballoj edhe këtë siç jam mësuar të përballoj në të kaluarën”, tha Cormier, 41-vjeçar.

“Unë nuk jam i interesuar të luftojë për gjëra të tjera përveç titujve dhe nuk mendoj se do të ketë titull në të ardhmen, prandaj me kaq po i jap fund”, shtoi ai. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz