back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeOVL e UÇK’së: Specialja ta ketë një dhomë në Kosovë, deputetët mos...

OVL e UÇK’së: Specialja ta ketë një dhomë në Kosovë, deputetët mos të tuten nga ambasadat

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Nasim Haradinaj, ka thënë se për shkak të pandemisë nuk kanë mbledhur nënshkrime, por kanë zgjedhur që të iniciojnë ndryshimin e ligjit për Tribunalin Special, përmes Grupeve Parlamentare.

“Pasi thonë se nuk mund të zhbëhet, ne kemi kërkuar plotësimin/amandamentimin e ligjit, për hetimin e të gjitha krimeve të mundura që janë kryer në Kosovë. Për të gjithë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se një nga kërkesat e OVL-UCK’së është krijimi i një dhome përfaqësuese të Tribunalit në Kosovë dhe të ketë adresë të saktë.

“Ta ketë një dhomë në Kosovë, por me adresë dhe lokacion. E jo të përdorën djemtë tanë nëpër zyre ku i kanë gjetë, e në fillim edhe nëpër xhipa e nëpër kafe”.

“Gjykata të lejojë një përfaqësues të OVL’së për monitorimin e punës së asaj dhomë në Kosovë”.

Haradinaj thotë se po kërkojnë vetëm ndryshimin e ligjit, e jo shfuqizimin e tij, andaj, sipas përfaqësuesit të OVL’së, partitë nuk duhet të frikësohen nga reagimet e ambasadorëve të huaj.

“Nëse mendojmë që ambasadat na krijojnë, pra nuk na duhet Parlament as deputetët që thirrën në vota dhe që përfaqësojnë popullin. Kemi deputetë që . Pastaj le t’i zgjedhin ambasadat deputetët vetë, por s’besoj se do ketë reagime nga ambasadat”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se nëse nuk merr përkrahjen e partive në Kuvend, atëherë OVL’ja “do ta thotë fjalën e saj” e do të vazhdojë me veprime të tjera.

“Edhe në ish-Jugosllavi, ambasadorët, këto përfaqësi thonin se jemi fortë mirë në sistemin e Titos. Po t’i kishim dëgju atëherë, nuk do të ishte bërë lufta”

“Me miqtë që na kanë ndihmu me sjell lirinë, ne do të konsultohemi cdoherë”. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz