back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeEkskluzive: Hotin dhe Vuçiqin nuk i pret Trump, por dyshja O’Brien dhe...

Ekskluzive: Hotin dhe Vuçiqin nuk i pret Trump, por dyshja O’Brien dhe Grenell

Të ngjajshme

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

I përzgjedhuri i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar se më 2 shtator të këtij viti, do të takohen liderët e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministrin e vendit Avdullah Hotin dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, nuk do t’i pret Presidenti amerikan, Donald Trump.

Në një prononcim për Klan Kosova, Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se nikoqirë të këtij takimi negociatash do të jenë Richard Grenell dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

“Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, do t’i presë në takim udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës me ambasadorin Richard Grenell me 2 shtator”.

“Shtetet e Bashkuara shpresojnë në këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Hoti”.

“SHBA-të besojnë se përparimi në çështjet ekonomike është thelbësor në avancimin e procesit të paqes”.

Klan Kosova gjatë tërë ditës ka raportuar për takimin që do të mbahet në Uashington në kuadër të negociatave për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz